Kaq para do të fitojë Amir Rrahmani me kontratën e re tek Napoli

17:29 | 27 Prill 2026
D.H

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, e ka vazhduar kontratën me Napolin deri në vitin 2029.

Mediumet në Itali të hënën kanë raportuar se me kontratë të re, Rrahmani do t’i fitojë 3.8 milionë euro në vit.

“Napoli ka blinduar Amir Rrahmanin. Kontrata tashmë është nënshkruar dhe e vetmja gjë që mungon është njoftimi zyrtar, i cili do të bëhet pasi klubi të ketë siguruar matematikisht Ligën e Kampionëve. Rrahmani ka vazhduar kontratën deri në vitin 2029 me vlerë prej 3.8 milionë euro në vit. Rrahmani pati disa oferta nga Arabia Saudite, Turqia dhe Anglia, por i refuzoi të gjitha sepse ishte i vendosur të mbetet pjesë e Napolit”, shkruan “Calcio Napoli24”.

Rrahmani iu bashkua Napolit nw vitin 2020 nga Verona.

Shpërndaje në rrjete sociale