Raportimet nga Italia konfirmojnë se fituesi i dikurshëm i Topit të Artë, Luka Modrići, ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale pas një përplasjeje të fortë kokë-më-kokë me Manuel Locatellin gjatë barazimit 0-0 mes Milanit dhe Juventusit të dielën në mbrëmje.
Sipas përditësimeve të fundit nga “Sky Sport Italia”, Modrići pësoi një frakturë në mollëzën e majtë pas një dueli në ajër për top në pjesën e dytë të ndeshjes në “San Siro”.
Modrići, i cili u shpall lojtari më i mirë i Milanit në këtë përballje, iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore të hënën dhe burimet e fundit tregojnë se ai do t’i nënshtrohet operacionit në orët në vijim për shkak të frakturës, raporton “Football Italia”.
Ende nuk është konfirmuar nëse ai do të jetë në gjendje të rikthehet për katër ndeshjet e fundit të sezonit në Serie A.
Milani do të luajë radhazi ndaj Sassuolos, Atalantas, Genoas dhe Cagliarit.
Modrići ndodhet gjithashtu në muajt e fundit të kontratës së tij me Milanin, pasi kishte nënshkruar një marrëveshje njëvjeçare në fillim të sezonit 2025-26, me opsion për zgjatje edhe për 12 muaj të tjerë.
Pavarësisht moshës 40-vjeçare, Modrići ka pasur një sezon të shkëlqyer, duke qenë një nga lojtarët kyç të Milanit.
Ai ka qenë pjesë e skuadrës në të gjitha 34 ndeshjet e Serie A këtë sezon, ka nisur titullar në 32 prej tyre dhe vetëm një herë ka mbetur në stol.
Besnik Tahiri për seancën për presidentin: Shkelje e rëndë, ...
UEFA vendos masa strikte për Kompanyn i cili është i suspend...
KDI: Zgjedhja e Presidentit pa kuorumin e nevojshëm cenon dr...
Nuk ka president as sonte, seanca vazhdon nesër
Zemaj: Ky është puç kushtetues
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president