Emrat për Bordin e AKP-së, Kadrijaj: Veç a ju shërbejnë juve, s’e keni problem a kanë aktakuza a janë me drogë

17:24 | 27 Prill 2026
R J

Sikur dy partitë e tjera opozitare, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kundërshtuar emrat për emërimin e drejtorëve në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se disa prej këtyre emrave kanë probleme me ligjin, pasi sipas saj, kanë aktakuza të ngritura.

“Këtë Bord që e keni caktu janë me aktakuza publike. Krejt ata njerëz që ju kanë shërby, nuk ka lidhje a kanë aktakuza, a janë me drogë, për juve është e rëendësishme veç a ju kanë shërby juve”, ka thënë Kadrijaj.

Ajo ka kritikuar pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshim të qëndrimeve pasi mori qeverisjen, duke ia përmendur edhe dhënien e pronave të Manastirit të Deçanit.

“Asnjëherë kërkush prej kësaj qeverië nuk është përgjigjur, çka ndodhi që kauza juve për tokat e Manastrit të Deçanit u bo realit. Ende nuk ju keni jep përgjigje qytetarëve të Kosovës, por as të Deçanit për këtë. I keni dhënë tokat po nxjerr kurgjo hiq, as anëtarësimin në Këshillin e Evropës, e asnjë përfitim tjetër. Pse bile nuk e keni nxjerr rrugën Deçan-Plavë, së paku këtë kompromis keni mundur ta bëni, por e këni dhënë tokën pa përfitu bashk kurgjo hiq”, ka thënë tutje Kadrijaj në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.