Kryeministri shqiptar, Edi Rama i cilësoi qesharake akuzat se përmbytja në autostradën Tiranë-Durrës erdhi si pasojë e palmave apo hapjes së liqenit të Kasharit.
Rama tha se aktualisht, ky liqen është nën kuotë, shkruan Top Channel.
“Nuk kanë munguar edhe sot zërat e cinizmit duke ia vënë fajin palmave. Është gënjeshtër politike se u hap Bovilla apo Liqeni i Kasharit, që është 3 metra nën kuotë”.
Shkaqet, Kryeministri thotë se janë të tjera dhe për këtë iu referua fjalës së ministrit Xhafaj në lidhje me ndërtimet dhe ndërhyrjet pa leje në kanalizime.
“Ajo përmbytje ka disa shkaqe të tjera dhe mbështes ministrin e Brendshëm. Ne do t’i shkojmë deri në fund, aty është ndërhyrë drejtpërdrejtë në rrjetin e shkarkimeve, duke ndërtuar pa leje dhe improvizuar shkarkime që sjellin këto pasoja. Nuk do të falim asnjë përgjegjës për atë situatë. Do t’i shkojmë deri në fund”, tha ai.
Kryeministri kërkoi nga qytetarët që të tregohen të vëmendshëm nga paralajmërimet EC, ushtrisë e policisë, ndërsa për autoritetet tha se vëmendje kërkoi tek situata në rrjedhën e Vjosës.
Rama falënderoi edhe njëherë Lulzim Bashën për mirëkuptimin, por edhe për qëndrimin e mbajtur gjatë ditës së premte për përmbytjet./topchannel
OVL e UÇK-së themelon këshillin e saj për shënimin e Epopesë
Kushtrimi flet për raportin me Sasën pas daljes nga Big Brot...
Ushtria meksikane vret udhëheqësin e kartelit të fuqishëm të...
4 milionë euro mbështetje buxhetore për Luginën e Preshevës,...
Parma ‘i bën nder’ Interit, mposht Milanin në ‘San Siro’
Rama: TRAM-i elektrik financohet nga sektori privat