Teksa kishte marrë fjalën në konferencën ku po prezantohen projektet dhe modelet e rindërtimit për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, kryeministri i vendit, Edi Rama u pyet sa i takon akuzave të presidentit të Republikës se qeveria po bën grusht shteti, në një kohë kur na ndajnë vetëm pak ditë nga 2 marsi i “Besëlidhjes së Metës”.
“Presidenti e ka shtëpinë. Më shumë se një shtëpi. Unë jam këtu për ata që jetojnë në çadra dhe presin që të futen në shtëpinë e tyre. Për ata jam këtu unë. Jua kam lënë juve çështjen e presidentit unë nuk merrem me Presidentin. Është shumë luks i madh për mua të merrem me Presidentin”, u shpreh Rama.
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...