Gjatë qëndrimit në Vlorë, kryeministri Edi Rama dha një “intervistë” në ERTV për investimet që po bëhen në këtë qytet. Kpishte zgjedhur mbrëmjen në lungomaren 2 të këtij qyteti. I pyetur se cila është arsyeja e vëmdnjes për Vlorën dhe lidhja e tij me këtë qytet, Rama zbulon shqetësimin se si si do të kujtohet kur të mos jetë më.
“Më kujtohet kur isha i vogël dhe vinim në Vlorë. Vinim me atë linjën me tren deri në Fier, pastaj me autobus Fier – Vlorë dhe pastaj bënim rrugën e bulevardit ku ishin palmat. Më kujtohet gjithmonë shprehja e sime mëje “Palmat e Kristo Papajanit”. Kristo Papajani ishte ai që i kishte mbjellë dhe i kishte mbetur emri.
Me Vlorën edhe deri këtu e kam lënë emrin për Zahon kur të vijë dhe kur të jetë në një moshë kur unë mbase s’do jem më. Por përtej emrit kujtimi i mirë është shumë i rëndësishëm për mua dhe një nga motivet bazë që mua ma bëjnë politikën pasion dhe nevojë për të qenë i dobishëm për njerëzit.
Për ta bërë të dobishme ekzistencën time për të tjerët dhe brenda kësaj është edhe tërheqja e fortë për të punuar për emrin nesër dhe asnjëherë për të mos menduar “kap ça të kapësh sot” – tha Rama.
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...