Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar, të cilat pritet të përfundojnë brenda këtij viti.
Në rrjetin social Facebook, Rama ka ndarë pamje nga punimet ndërza ka zhvilluar komunikime nga afër me punonjësit.
“Në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar, vepër e njërit prej arkitektëve më të mëdhenj bashkëkohorë, Bjarke Ingels, studio daneze BIG, që tanimë pas përfundimit të punimeve të vështira të nëntokës, ka nisur të marrë formë në rrugën drejt përfundimit të krejt punimeve ndërtimore brenda këtij viti. Shqipëria 2030 në BE do të ketë një nga teatrot më të bukur të ndërtuar në Europë pas Luftës së Dytë Botërore”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Kurti në përurimin e Shtëpisë Muze të Ymer Elshanit në Drena...
Barcelona nis bisedimet për Rashfordin, anglezi pranë transf...
Ekzekutohen shtesat e rritura për lehonat, Kurti: I gëzofshi...
Dështimi i Milanit në Serie A, largime të mëdha nga klubi nu...
Pesë të lënduar në një aksident të rëndë në rrugën Gjilan-Ka...
Allegri pranë Napolit, Milani drejt shkarkimit të trajnerit