Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij në “Facebook”. Rama u ndal tek situata ekonomike duke thënë se gjendja që ishte kur erdhën në qeveri, nuk mund të krahasohet me atë çfarë është arritur sot. Ai shtoi se ekonomia ka marrë zhvillim si kurrë më parë edhe pse asnjëherë nuk është mjaftueshëm.
“Është bërë e pamundur të komunikosh nëpër sallonet medatike për hallet e njerëzve, sic shihet flitet vetëm për vjedhje, burg, kua kua. Përtej gjithckaje që po bëhet falë reformës në drejtësi dhe të gjitha proceset, Shqipëria duhet të themi që nuk është aq. Sepse jeta jonë e përditshme është e mbushur me aktivitete të tjera dhe me një zhvillim ekonomik si asnjëherë më parë. Ekonomia nuk është kurrë mjaftueshëm. Duhet bërë dicka ë shumë për zbutur rritjen e cmimeve në disa raste jashtë logjikës, por faktet flasin vetë. Sepse kur morë detyrën ishin rreth 100 mijë kompani aktive, sot janë 250 mijë kompani aktive nga të vogla e të mëdha. Po ashtu ne sot kemi 57 % të punësuarve me zero taksë, 36 % të punësuarve me taksë 4 deri në 10 % me norma më të ulëta në rajon. Për t’i dhënë më shumë mundësi njerëzve të kenë më shumë buxhet. Kur ne morëm detyrën ishte taksimi i padrejtë, më sistemin që futëm i kemi lënë njerëzve në xhep 145 milionë euro në vit, që ia paguanin shtetit nga paga e tyre. Janë 1.4 miliardë euro në 10 vjet që ia kemi hequr buxhetit të shtetit dhe ia kemi lënë qytetarë. Kemi të vetmin sistem në rajon ku biznesi i vogël paguhet zero taksë. Këto janë fakte. Është fakt që të ardhurat për frymë janë më shumë se sa dyfishuar. Ose prodhimi i përgjithshëm kombëtar, ku sot jemi afro 25 miliardë. Vitin e shkuar kishim më shumë se 11 miliona pasagjerë, pra janë xhiro, të ardhura e konsum”, tha ai.
Osmani takohet me Rubion, diskutohet anëtarësimi i Kosovës n...
Pacolli: Solidariteti është forca jonë, asnjë familje të mos...
Plagoset me armë zjarri një grua në Istog
Aksident mes dy automjetesh në Fushë Kosovë, lëndohen dy per...
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...