Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte sot në një takim ku fokusi ishte te Infrastruktura rrugore dhe autorrugore.
Në mbyllje të fjalës së tij Rama theksoi edhe një herë rëndësinë e futjes së Shqipërisë në BE pas do të ketë ndihmë ekonomike për të çuar para projekte dhe investime.
Kreu i qeverisë bëri edhe një krahasim të historisë së Shqipërisë dhe rrugës së saj për t’u anëtarësuar në BE, duke thënë se ne jemi ‘dhëndri që duam të futemi në një familje të pasur, por vajza ka dyshime dhe të fton për drekë me prindërit’.
“Është si ajo puna që ti je i dashuruar, ajo ka dyshime dhe të fton te shtëpia e prindërve të dielën, ti zbukurohesh shkon dhe rri atje sa më mirë dhe më pas pret të dielën tjetër. Rri mendon si ju duka vjehrrit, vjehrrës, kunatës, dhe ata janë familje e pasur ti je dinjitoz por….Në momentin kur t’i futesh atje edhe të thotë vjehrri dhe vjehrra do marrësh drejtim e kësaj pjesë të kompanisë sonë, ti kalove dhe u bëre aksioner dhe thua më pas inshalla s’më ftojnë të dielën se s’kam kohë. Këtë duhet të përpiqemi të arrijmë dhe unë besoj se do ta arrijmë”, tha Rama. /tch
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...