Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se kanë rindërtuar edhe dy shkolla të reja me standarde evropiane.
Shkolla 9-vjeçare “Servet Agolli” dhe gjimnazi “14 Engjejt”,, do të hapin dyert së shpejti, ku sipas Ramës garantojnë një mjedis mësimor bashkëkohor, si për nxënësit ashtu edhe për mësuesit.
“Edhe dy shkolla të reja rindërtohen me standarde europiane.Shkolla 9-vjeçare “Servet Agolli” dhe gjimnazi “14 Engjejt”, janë dy shkollat e sapo rikonstruktuara në Buçimas të Pogradecit, me një financim të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me bashkinë Pogradec, të cilat do të hapin dyert së shpejti, për të garantuar një mjedis mësimor bashkëkohor për nxënësit dhe mësuesit”, shkruan Rama.
Tutje, kryeministri shqiptar shkruan se dhe 60 shkolla të reja janë duke u rindërtuar në gjithë vendin.
“60 shkolla të reja po rindërtohen dhe do të rehabilitohen në të gjithë vendin, falë financimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, bashkive dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë”, shkruan Rama,/Arbresh.info/
Kurti bëri homazhe te varret e heronjve të kombit Ilir Konus...
Nuk mori pjesë në Këshillin e Përgjithshëm të partisë, dekla...
141 aksidente, mbi 5 mijë gjoba trafiku gjatë prillit në raj...
Messi: Neymar e meriton të jetë në Kupën e Botës 2026
Erdogan: Evropa pa Turqinë është e paplotë dhe e cenueshme
Abdixhiku: U bëmë bashkë, nesër, Vjosa dhe unë ju presim në ...