Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëherësh edhe kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë tha sot gjatë takimit me 10 asambletë socialiste të kryeqytetit se lufta ndaj korrupsionit është vullnet i PS-së që është e vendosur ta mbështesë gjithë këtë proces.
Kryeministri u ndal edhe te kryetari i Partisë Demokratike, që e ironizon me togfjalëshin “bufi i kënetës”, duke rikujtuar deklaratat e këtij të fundit për shkrirjen e SPAK-ut.
“Thoshin: “E bëri Amerika, e solli Amerika.” Po tani? Kanë ikur amerikanët, nuk janë më atje te Stacioni i Trenit. Nuk janë më! Për herë të parë që nga 91-shi s’ka më deklarata të Ambasadës Amerikane. Jo, bravo që u kap filani! Jo, ne po e ndjekim fistekun! Jo, nuk ka! Kush e mban tani SPAK-un dhe Gjykatën Speciale larg duarve të “bufit të kënetës”? E keni dëgjuar “bufin e kënetës” që tha: “Do ta shkrij, do ta shkrij SPAK-un, “noc rrokun” në 11 maj?”, tha Rama.
“Ju duhet të kuptoni të gjithë dhe ne të gjithë së bashku duhet t’i bëjmë të gjithë të kuptojnë që kemi marrë përsipër të transformojmë Shqipërinë dhe transformimi i Shqipërisë, pa transformimin e drejtësisë, nuk është transformim. Në fund të ditës, rrugë, ura, shkolla, spitale e çfarë të doni ju, të tjera mund të bëhen dhe ne dimë t’i bëjmë më mirë, ku e ku se të tjerët. Por, nëse nuk ka barazi përpara ligjit dhe nëse nuk ka drejtësi të barabartë për të gjithë, nuk e kemi bërë detyrën karshi fëmijëve tanë”, u shpreh Kryeministri.
Rama tha se Reforma në Drejtësi mund të jetë diçka e kollajtë për t’u thënë, “por për ta bërë duhet të marrësh përsipër kostot. Sepse, tjetër është të mbjellësh pemë dhe tjetër është të japësh drejtësi. Tjetër është që gabimisht, pemët t’i mbjellësh në korrik, se pemët mbillen në dimër, nuk mbillen në verë. Po ti gabon, i mbjell në korrik e ato thahen. Keq është, por pemët u thanë. Tjetër është të marrësh në qafë njerëz, se ti e jep drejtësinë gabim. Janë dy gjëra të ndryshme!
Mirëpo, edhe pse kur këtë drejtësi që ti e jep gabim e vuan një familje si e jona, për dikë nga ne – që jep pse është dikush nga ne, po unë mendoj që çdo shqiptar që nuk kapet në vendin e krimit, mbasi ka vrarë, sapo ka vrarë, ose që nuk kapet në vendin e krimit me presh në duar, ose që nuk është shoqërisht i rrezikshëm, meriton të ketë një gjyq të drejtë, të ndershëm, transparent. Çdokush! Çdokush! Çdo shqiptar! Sepse, përndryshe kemi një drejtësi të pavarur, po nuk kemi një drejtësi të drejtë. Kemi një drejtësi që bën çfarë të dojë, por nuk kemi një drejtësi që bën gjithmonë atë që duhet”.
Kryeministri, në fjalën e tij iu referua sërish drejtësisë së re dhe faktit që në pesë vite punë të saj, “t’i kërkosh të mos bëjë gabime është njësoj si t’i thuash një fëmije: “Fol dhe shkruaj tri gjuhë të huaja, pa mësuar asnjë abetare”.
“Mirëpo, nga ana tjetër, duhet të merremi vesh. Ne jemi qeveria e Shqipërisë. Ka që në 1912 që Shqipëria e ka institucionin e qeverisë dhe prapëseprapë, nuk jemi në nivelin që t’i bëjmë gjërat siç i bën qeveria e Gjermanisë, apo e Francës, apo e Zvicrës, apo e Danimarkës, që kanë një traditë shumë më të madhe. Po kjo drejtësi e re, që ka 5 vjet, patjetër që t’i kërkosh të mos bëjë gabime është njësoj si t’i thuash një fëmije: “Fol dhe shkruaj 3 gjuhë të huaja pa mësuar asnjë abetare”. Nuk ndodh”, pohoi Rama./atsh.al
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...