Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për efektivin që vrau 25-vjeçarin, Klodian Rashën.
Ditën e sotme u zhvillua seanca gjyqësore për përcaktimin e masës së sigurisë për efektivin e policisë. Gjykata ka vendosur masën “Arrest me burg” për efektivin e “Shqiponjave”, shtetasin N. H.
Dy ditë më parë në orë policore në mesnatë polici i Shqiponjave, N.H qëlloi për vdekje dy herë të riun Klodian Rasha. Pas kësaj ngjarje një valë protestash ka shpërthyer në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë.
Madje kjo ngjarje ka sjellë edhe dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj që është pranuar nga kryeministri Edi Rama ditën e djeshme. Lleshaj u bë ministri i tretë i brendshëm i larguar nga qeveria Rama në 2 mandate.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi