Pas dështimit të seancës së fundit, për mungesë kuorumi, për shkarkimin e kreut të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Komisioni parlamentar i Ekonomisë është mbledhur në mjediset e seancës plenare për këtë çështje.
Me shumicë votash, 9 me 2 Komision miratoi shkarkimin e Drejtorit Ekzekutiv të AMF, Enkeleda Shehi, vendimi i të cilit do t’i kalojë seancës së radhës.
Kryetari i këtij Komisioni, Erion Braçe, në një prononcim për TV SCAN u shpreh se ky vendim u mor për të çliruar këtë institucion dhe në shërbim të tregut financiar të vendit.
Komisioni parlamentar i Ekonomisë javën e kaluar ka zhvilluar seancë dëgjimore me anëtarët e bordit si dhe me Drejtoren Ekzekutive te AMF.
Përplasjet mes kreut të AMF dhe anëtarëve të Bordit janë shfaqur në publik që në mesin e vitit të kaluar e kishin të bënin kryesisht me vendimmarrjen e me rekrutimet në institucion.
Enkeleda Shehi eshte bashkeshortja e Dashamir Shehit, kryetarit te LZHK-se ne aleance me Partine Demokratike.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër