Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Zonja e Parë kanë zhvilluar ditët e fundit, një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kreu i Shtetit ka ndjekur votimin e rezolutës për rolin e kombit shqiptar dhe iu është drejtua me një fjalë të pranishmëve në punimet e Asamblesë dhe Senatit të Nju-Jorkut.
Agjenda e Presidentit ka përfshirë takime me pjesëtarë të Asamblesë dhe të Senatit të Nju-Jork-ut, vizita në ‘Hebrevv Union College’, një ligjëratë në ‘Manhattan College’, si dhe takime me politikanë të Nju-Jorkut e personalitete të shquara shqiptaro-amerikane.
E përditshmja Times Union i ka kushtuar një shkrim vizitës dhe mesazhit të tij, duke vlerësuar veçanërisht rolin e shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Është një rrugë e gjatë nga Shqipëria në Albany (Nju-Jork), por ligjvënësit dhe zyrtarët e tjerë që mirëpritën liderin e kombit evropian në Kapitol ditën e martë dukeshin si fqinj. Kështu nis shkrimi i gazetës amerikane, duke vijuar me përshkrimin e pritjes që iu bë Kreut të Shtetit shqiptar.
Presidenti Bujar Nishani u mirëprit në të dyja dhomat e parlamentit për të përkujtuar 70-vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore në Europë dhe rolin që shqiptarët kanë luajtur në mbrojtjen e shqiptarëve dhe hebrenjve refugjatë nga Holokausti. Pritësit kryesorë të Nishnit ishin dy demokratë, kongresmeni Mark Gjonaj dhe senatori Jeff Klein, përfaqësues të denjë të shqiptaro-amerikanëve, emigrantë, familjet e të cilëve mbërritën disa breza më parë.
Në paraqitjen emocionale në fjalën e tij në Asamble, Nishani bëri një analogji midis akteve të vëllezërve tanë (shqiptarëve) për mbrojtjen nga nazistët dhe ndihmës së dhënë së fundmi ndaj SHBA-ve në luftën kundër formave të tjera të ekstremizmit të dhunshëm.
“Sulmi më i fundit terrorist antisemitik në Francë, por edhe në vendet e tjera, na bën të mendojmë se qëllimi i arritur 70 vjet më parë po vihet sërish në pikëpyetje”, tha ndër të tjera ai.
Klein theksoi se ishte një nga nipërit e të mbijeturave të Holokaustit dhe tha se, nëse më tepër europianë do ta kishin ndjekur shembullin e shumë shqiptarëve, historia e tij familjare do të kishte qenë shumë më ndryshe.
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...