Presidenti Bajram Begaj priti sot në takimin e lamtumirës, Ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann.
Gjatë takimit, Presidenti Begaj çmoi rolin e Ambasadores Hohmann në detyrën e rëndësishme të përfaqësimit të delegacionit të BE-së në Tiranë.
Kreu i Shtetit vuri në dukje se Znj. Hohmann erdhi në krye të delegacionit vetëm pak ditë pasi Shqipëria kishte çelur negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian një vit më parë.
Për Kreun e Shtetit, anëtarësimi në BE është objektivi strategjik më madhor i Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Në fund të takimit, Presidenti Begaj i uroi suksese znj. Hohmann në karrierën e saj./abcnews.al
Haxhiu bën thirrje që të ruhen votat: Zëri i qytetarëve duhe...
Këtu mund t’i ndiqni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
“Sytë tanë janë te ju”, Kurti mesazh komisionerëve dhe vëzhg...
LDK merr mbi 17% për qind
Baton Haxhiu publikon Exit Poll-in: Vetëvendosje e para me 4...
Bleron Baraliu prezanton projeksionin e zgjedhjeve të 7 qers...