Sali Berisha është i mendimit se qytetarët durrsakë duhet të vendosin vetë për projektin e ri të portit.
Në një takim me përfaqësues të shoqërisë civile të qytetit bregdetar, Berisha hodhi idenë e mbajtjes së një referendumi për atë që e ka cilësuar si aferën më të madhe korruptive në Evropë.
Në rast refuzimi për të marrë mendimin e qytetarëve, lideri historik i demokratëve paralajmëroi protesta.
“Ne do të konsiderojmë protesta shumë të fuqishme edhe për inceneratorët edhe për portin ne jemi në revolucion dhe ky revolucion do përballet me regjimin për aferat më të zeza”, u shpreh Berisha.
Pjesë e takimeve të tij në Durrës ishte edhe vizita në një biznes fason, ku paralajmëroi mbi rrezikun që i kanoset vendit nga niveli i lartë i borxhit publik.
Në këto takime Berisha kërkoi votën për koalicionin “Shtëpia e lirisë” në zgjedhjet e 6 marsit, si hapin e parë për rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti./A2/
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...
William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të f...