Policia sekuestron 15 kallëpe tritol, me peshë 400 gramë secili, gjithsej 6 kilogramë.
Tritoli u gjet i fshehur në një thes mes disa shkēmbinjve dhe shkurreve në kodrën mbi lagjen ”Baba Rexhepi” Sarandë.
Lënda shpërthyese u gjet pas kontrollit të imtësishëm të zonës të kryer nga Policia.
Kontrolli pas informacioneve të marra nga Policia në bashkëpunim me Agjencitë e tjera Ligjzbatuese, për një sasi lëndë shpërthyese të fshehur në kodrën mbi lagjen ”Baba Rexhepi”.
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencitë e tjera Ligjzbatuese po punon lidhur me dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ushtria amerikane ktheu mbrapsht gjashtë anije në 24 orët e ...
Digjet i gjithë pallati përballë spitalit “Nënë Tereza” në T...
Barcelona e nis furishëm në “Metropolitano”, Yamal realizon
Vushtrria dënohet me një ndeshje pa tifozë
Kryeministri Rama i dorëzon pasaportën shqiptare ish-kryebas...
Kusari-Lila: Kosova po forcon klimën e investimeve