Gjatë 24 orëve të para të bllokadës ushtarake të SHBA-së ndaj porteve iraniane, ushtria amerikane ka kthyer mbrapsht gjashtë anije, meqë po shkelin kushtet e bllokadës, sipas një zyrtari amerikan.
Pesë nga këto anije po transportonin naftë, dhe dy prej tyre u kthyen brenda dy orëve të para të bllokadës, raporton NBC News duke iu referuar këtij zyrtari, përcjell Reporteri.net.
Ushtria amerikane po përdor më shumë se 100 avionë luftarakë dhe të mbikëqyrjes, si dhe më shumë se një duzinë anijesh për të zbatuar bllokadën, e cila sipas zyrtarit nuk është një bllokadë e vetë Ngushticës së Hormuzit, por më tepër një bllokadë e porteve dhe zonave bregdetare iraniane.
Mbi 10 mijë pjesëtarë të forcave ajrore, detare dhe të marinës amerikane janë angazhuar për bllokadën.
Plani i SHBA-së është të ndërhyjë ndaj anijeve teksa hyjnë në Gjirin e Omanit pasi kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, në vend që t’i ndalojë ato të kalojnë përmes saj, tha zyrtari.
SHBA-ja ka më shumë se një duzinë anijesh në Gjirin e Omanit dhe nuk ka kuptim që ato të vendosen aktualisht në Gjirin Persik, shtoi ai.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...