Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në Tiranë, përballë spitalit “Nënë Tereza”.
Flakët përpinë të gjithë pallatin duke e djegur brenda pak minutash, ndërsa banorët nxituan të evakuoheshin.
Nga zjarri janë asfiksuar 7 persona, mes tyre dy zjarrfikës.
Ndërkohë raportohet për dëme të konsiderueshme materiale.
Në ndihmë të zjarrfikësve janë edhe 2 helikopterë Cougar. Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.
Shkëlqim Goxhaj, drejtor i zjarrfikësve të Tiranës dha një deklaratë për mediat, ku tregoi shkakun e nisjes së zjarrit në pallatin 12-katësh pranë spitalit “Nënë Tereza”.
Ai u shpreh se zjarri nisi në një biznes në katin e parë të pallatit dhe fasada ndikoi në përhapjen e flakëve.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se situata po ndiqet nga afër dhe janë angazhuar forca të shumta në terren./Tch
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...