Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, gjatë vizitës së saj në Hagë, ka vlerësuar se Kosova po shënon përparim të dukshëm në përmirësimin e klimës së investimeve dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar.
Ajo u takua me ambasadorin e Kosovës në Holandë, Dren Doli, ambasadoren holandeze në Kosovë, Carien Boven, si dhe përfaqësues të biznesit dhe investitorëve, në një platformë të fokusuar në rritjen e bashkëpunimit ekonomik Kosovë–Holandë.
Sipas Kusari-Lilës, Kosova është duke u zhvilluar si një ekonomi dinamike, me reforma të qarta që synojnë përmirësimin e klimës së investimeve dhe krijimin e një tregu më konkurrues, inovativ dhe të qëndrueshëm.
Ajo theksoi se investimet e huaja janë në rritje, ndërsa sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit po shndërrohet në një nga motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik dhe punësimit në vend.
Ministrja përmendi gjithashtu rëndësinë e transformimit digjital dhe nismës “Politikat Industriale 2030”, e cila synon zhvillimin e zonave ekonomike moderne dhe krijimin e kushteve më të favorshme për bizneset, me fokus të veçantë te gratë dhe të rinjtë ndërmarrës.
Në këtë vizitë u theksua edhe themelimi i “Dhomës Ekonomike të Bizneseve Kosovë”, si një hap i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe lehtësimin e bashkëpunimit mes bizneseve të dy vendeve.
Sipas saj, takimet në Holandë kanë për qëllim thellimin e partneritetit ekonomik dhe rritjen e interesit të investitorëve holandezë për tregun e Kosovës.
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...
E pamjaftueshme fitorja e Barcelonës, Atletico kalon tutje
PSG fiton edhe në “Anfield”, kalon në gjysmëfinale të Ligës ...