Vushtrria është dënuar nga organet disiplinore të Federatës së Futbollit të Kosovës me zhvillimin e një ndeshjeje si vendas pa praninë e tifozëve, pas incidenteve të regjistruara në përballjen ndaj Trepçës ’89.
Sipas raportit zyrtar të ndeshjes, në minutën e 67-të janë hedhur shkrepëse në drejtim të asistentit të parë, ndërsa në minutën e 78-të janë hedhur dy shishe PVC dhe një shkrepëse në drejtim të gjyqtarit kryesor.
Situata është përkeqësuar edhe pas përfundimit të takimit, ku gjatë hyrjes së lojtarëve në zhveshtore, një futbollist i skuadrës mysafire është goditur me një shishe PVC nga tifozët vendas.
Si pasojë e këtyre ngjarjeve dhe në përputhje me rregulloren disiplinore, është marrë vendimi që ndeshja e ardhshme e Vushtrrisë kundër 2 Korrikut të zhvillohet pa praninë e publikut.
Klubi vushtrrias ka theksuar se ky vendim e dëmton drejtpërdrejt, duke e privuar nga mbështetja e tifozëve në një ndeshje të rëndësishme dhe duke shkaktuar edhe pasoja financiare për klubin.
Në reagimin e tyre, drejtuesit e klubit u kanë bërë thirrje tifozëve që të vazhdojnë ta përkrahin ekipin me përgjegjësi dhe kujdes, duke theksuar se veprime të tilla dëmtojnë rëndë klubin dhe objektivat e tij për rikthim në Superligë.
Vushtrria ka theksuar se mbetet e përkushtuar të vazhdojë rrugën me dinjitet dhe me mbështetjen e tifozëve të saj.
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...
E pamjaftueshme fitorja e Barcelonës, Atletico kalon tutje
PSG fiton edhe në “Anfield”, kalon në gjysmëfinale të Ligës ...