Katër persona, nga të cilët dy zjarrfikës dhe dy qytetarë janë paraqitur në urgjencën e QSUT me shenja të asfiksisë nga zjarri që përshiu një pallat në zonën te Farmacia 10.
Një pallat është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së martës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën, përballë QSUT ku fasada e një pallati të ri është përfshirë nga një zjarr masiv.
Për shkak të flakëve të mëdha që kanë përfshirë pallati është kërkuar evakuimi i menjëhershëm i të gjithë banorëve të pallatit dhe zonës.
Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e zjarrfikësve dhe gjithashtu edhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari.
LEXO EDHE:
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman
Super “makazze” në “Ancient”, NAVI një hap larg play-offit t...