Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për përshpejtimin e procesit në marrjen e fondeve të parafinancimit.
Në një postim sot në “X”, Kos shprehet se duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për t’i sjellë vendet më afër BE-së.
“Urime Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për vendosjen e ritmit në Ballkanin Perëndimor për të marrë parafinancim sipas Planit të Rritjes! Kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për t’i sjellë vendet më afër BE-së”, shkruan Marta Kos.
Të dy vendet bëhen të parat shtete në Ballkanin Perëndimor që marrin fondet e parafinancimit sipas Planit të Rritjes.
Shqipëria do të ketë akses në një fond total prej 920 milionë eurosh si pjesë e planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor të BE-së./atsh
Haradinaj: AAK mbështet dërgimin e FSK-së në Gaza
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...