Plagosje me armë zjarri në Kavajë, në kërkim 34-vjeçari

08:14 | 15 Prill 2021

Pak pas mesnate, pas një konflikti për motive të dobëta një 34 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri një bashkëmoshatarin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 të qytetit të Kavajës.

I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit të ngjarjes, raporton Ora News.

Njoftimi i Policisë Kavajë:

Informacion paraprak

Rreth orës 00:30, në lagjen nr.5, Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon kontrolli  i zonës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, për kapjen e shtetasit E. S.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara