MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut i dorëzon demarsh verbal Ambasadës shqiptare

22:32 | 20 Maj 2026
E.G

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriutse sot ka thirrur ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, lidhur me deklaratat e tij publike gjatë periudhës së fundit.

Nga MPJ e RMV-së bëjnë të ditur se në takim nuk ka marrë pjesë ambasadori, por zëvendësi i tij.

“I është dorëzuar një demarsh verbal lidhur me deklaratat e papërshtatshme publike të ambasadorit gjatë periudhës së fundit, të cilat lëvizin në kufirin mes komunikimit të zakonshëm dhe legjitim diplomatik dhe ndërhyrjes së mundshme në punët e brendshme të vendit të akreditimit”, thuhet në deklaratën zyrtare të MPJ-së së Maqedonisë së Veriut për “Euronews Albania”

Reagimi i MPJ-së vjen pas një sërë deklaratash publike të ambasadorit shqiptar, në mbrojtje të studentëve shqiptarë që kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip, që janë cilësuar nga MPJ-ja e RMV-së si përzierje në punët e brendshme të shtetit.