Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një taksi ka përplasur për vdekje një grua. Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, në rrugën “Besim Alla”.
Makina tip ‘Mercedes Benz’ taksi, me drejtues shtetasin R. H., ka aksidentuar shtetasen V. K., 62 vjeç, e cila pasi është dërguar në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes së marrë.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga shërbimet e Policisë Rrugore për veprime të mëtejshme procedurale.
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa