Një djalë katër vjeç ka humbur jetën në lagjen “Pavarësia” në Durrës pasi është përplasur nga një makinë në rrugë.
Ngjarja e rëndë ndodhi para disa minutash duke tronditur qytetin, ndërsa shoferi nuk ka ndaluar për t’a dërguar fëmijën në spital apo për të pritur policinë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se aksidentin e ka shkaktuar një makinë tip Opel me targa Zvicre BE767006, me drejtues shtetasin K.D.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Efektivët e Policisë janë angazhuar maksimalisht për kapjen e drejtuesit të mjetit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje