Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm (23 korrik), në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ku janë përplasur dy automjete.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 persona, fatmirësisht të gjithë jashtë rrezikut për jetën.
”Më datë 23.07.202, rreth orës 07:20, në rrugën dytësore Tiranë- Durrës, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues P.P., me mjetin me drejtues J.P., dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët D.M.,21 vjeçe, E.B., 33 vjeçe, L.M.,21 vjeçe dhe L.D., 42 vjeçe, të cilat u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./oranews
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës