Dëshira për të pasur lidhje me një grua, nënë e dy fëmijëve, i ka kushtuar jo pak, por një vit e gjysmë burgim, Alban Hadërit nga Tirana.
Për më shume se 8 muajsh ai ka përndjekur një grua, për ta detyruar që ajo të krijonte lidhje intime me të. I pandehuri Haderi nuk është ndalur edhe përballë faktit që gruaja ishte e martuar dhe me dy fëmijë.
“Prej 8 muaj e në vazhdim, ky person më ndjek nga pas dhe kërkon me çdo kusht që unë të krijoj lidhje intime me këtë person. Unë jam munduar ta sqaroj dhe t’i bëj me dije se unë jam grua e martuar, kam 2 fëmije të mitur dhe të më lëri të qetë por personi sërish nuk bindet. Unë jam drejtuar disa herë në polici ku dhe kam depozituar kallëzim penal ndaj këtij shtetasi por ai nuk merr vesh”, është shprehur në dëshmi gruaja e përndjekur.
Insistimet e të pandehurit shkuan deri në atë pikë saqë për të detyruar gruan të pranonte lidhjen, i ka thyer xhamat e banesës. Ky akt frikësoi më shumë të përndjekurën e cila iu drejtua policisë me një denoncim, që mundësoi edhe arrestimin e Alban Hadërit.
Gjatë hetimit dhe gjykimit ai pranoi akuzën. Në fund gjykata nisur nga shqetësimi dhe ankthi që i ka shkaktuar nënës së dy fëmijëve e dënoi me 1 vit e gjysmë burgim.
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...
Haxhiu thotë se seanca për Presidentin mund të vazhdojë nëse...
Vitinha zbulon mesfushorin më të mirë në botë sipas tij