Një përleshje me thikë në mes të ditës ka ndodhur në Rio Marin, Venecia.
Sipas dëshmive fillestare dyshohet se bëhet fjalë për një sulm mes shqiptarëve, të dyshuar tregtarë droge.
Një nga të plagosurit është dërguar në spital.
Tre shqiptarë u përleshën sot përgjatë Rio Marin rreth orës 12:30.
E gjithë ngjarja ndodhi në sytë e një turme kalimtarësh.
Sipas një rikonstruksioni fillestar të bërë nga Karabinierët, dy prej shqiptarëve sulmuan bashkëkombësin e tyre.
Shqiptari i sulmuar tentoi të shpëtonte dhe u hodh në ujë.
Por megjithatë dy shqiptarët e tjerë e kanë ndjekur pas duke e rrahur.
Madje dyshohet se e kanë goditur dhe me thikë.
Ai u shtrua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Të tjerët arritën të iknin kur mbërriti policia, shkruajnë mediet italiane.
Në vendngjarje, të alarmuar nga raportimet e të pranishmëve të shumtë, mbërritën karabinierët të cilët po kryejnë hetime për të rindërtuar historinë dhe për të kuptuar nëse është përdorur realisht një armë./Abcnews.al/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen