Fabrika e qelqit në Kavajë është përfshirë nga flakët.
Mësohet se vatra e zjarrit është aktivizuar në ambientet e fabrikës dhe po favorizohet nga era.
Zjarrfikësit e Kavajës ndodhen në vendin e ngjarjes ndërsa është kërkuar ndihmë edhe nga reparti i zjarrfikësve të Durrësit.
Sipas burimeve, zjarri është ndezur nga një person që po digjte mbeturina aty pranë.
Ndërkohë, mësohet se pranë fabrikës ndodhen edhe disa banesa, por sipas zjarrfikësve ndaj tyre nuk paraqitet ndonjë rrezik.
Zjarrfikësit thonë se flakët po vihen nën kontroll. /abcnews.al/
BE: Gaza nuk mund të harrohet, situata mbetet e tmerrshme
Ylber Ramadani, lojtari që ka vrapuar më së shumti në Serie ...
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet normalizimi i puni...
Kurti vuri gurthemelin e zgjerimit dhe renovimit të stadiumi...
“Nesër protestë edhe në Prishtinë”, thirrje nga Tirana: Jemi...
Jashari uron Kurban Bajramin: Kjo festë të sjellë mirëkuptim...