Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, zgjedhje të lira dhe lufta kundër korrupsionit, ishin temat kryesore të diskutimit gjatë takimit të kryetarit të Partisë Demokratike Luzlim Basha me Ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë, Michael Linhart.
Në një shënim në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se priti me kënaqësi ministrin për Evropën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë, Z. Michael Linhart, të cilit i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e çmuar dhe të kahershme të Austrisë për Shqipërinë, e në veçanti në përpjekjen tonë historike për integrimin në Bashkimin Evropian.
Më tej, Basha thekson se me Linhart ndau prioritetet e Partisë Demokratike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për prerjen e lidhjeve të politikës me krimin, që sipas tij, për një periudhë të gjatë kanë penguar dhe vonuar rrugëtimin e vendit tonë drejt BE-së.
“Jam i lumtur që me Ministrin dhe përfaqësuesin e simotrës tonë Partisë Popullore të Austrisë, bashkëndajmë bindjen se Bashkimi Evropian është alternativa e vetme për rajonin, si dhe e sigurova se anëtarësimi i Shqipërisë në BE mbetet prioritet absolut i Partisë Demokratike, si garanci për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetarët shqiptarë”, shkruan Basha.
Merz telefonon Trump: Irani s’duhet të ketë armë bërthamore ...
Tre të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamionete në...
Parandalohet futja e paligjshme e 200 kg mish dyneri në Koso...
Kreu i KQZ-së zotohet për proces profesional zgjedhor
LDK garon me numrin 113, Abdixhiku: Numër i bashkimit dhe ri...
Bedri Hamza: PDK garon me numrin 125, për seriozitet, punë d...