Pas afro 5 muajsh tensionesh e kaosi, Parlamenti pritet t’i rikthehet normalitetit.
Këtë të enjte (21 mars) do të zhvillohet seanca plenare, e para pas disa muajsh e cila pritet të zhvillohet normalisht pa protestën e Rithemelimit, zhurmueseve, tymueseve, e përplasjeve, kjo pas arritjes së marrëveshjes me PS.
Në seancën plenare e cila pritet të nisë në orën 10:00, në rend ditë është vendosur miratimi i disa ndryshimeve në Buxhetin e 2024-ës, pr.ligji për Gardën e Republikës, pr.ligji “Për Sigurinë Kibernetike”, ngritja e dy komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita, një do të jetë për hetimin e koncesionit të sterilizimit dhe check up-it dhe tjetri për ndërhyrjet në sistemin TIMS.
Po ashtu në rend dite është parashikuar emërimi i disa anëtarëve në këshillat e institucioneve buxhetore.
Mazhoranca dhe grupi i Rithemelimit gjetën dakordësinë lidhur me kthimin në normalitet të jetës parlamentare dhe ranë dakord për ngritjen e 2 komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita, ajo për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS si dhe komisioni hetimor për koncesionet e dhëna në Shëndetësi./rtsh.al/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...