Pas fitores së Trump, Bashkia Sarandë heq bustin e Hillary Clinton (Foto)

16:08 | 11 Shkurt 2017

Bashkia e Sarandës vendosi në qershor 2016, në bulevardin qëndror të qytetit, bustin e ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, njëherazi ish-kandidate për Presidente të SHBA-ve.

Por siç shihet nga kjo foto, busti i saj është hequr pa mbushur vitin.

Shumë qytetarë nga Saranda kanë thënë se ky gjest ka lidhje me fitoren e Donald Trump në garën presidenciale në SHBA. Por burime zyrtare nga Bashkia e Sarandës, që nuk kanë preferuar të identifikohen, i kanë hedhur poshtë këto pretendime duke pohuar se heqja e bustit ka lidhje me risistemimin e lulishtes së qytetit. Por pa dhënë informacione nëse ky bust do të vendoset sërish, do zhvendoset diku tjetër apo do të largohet përfundimisht.

Në qershor 2016, në ceremoninë e vendosjes, kryebashkiakaja e Sarandës Floriana Koka u shpreh se busti i Hillary Clinton i bën nder qytetit, qytetarëve dhe miqve të saj, kudo në botë.

“Ne jemi të bindur se busti i Hillary Clinton, si figurë emblematike e politikës dhe diplomacisë amerikane, me kontribute të drejtpërdrejta edhe për popullin shqiptar, i bën nder Sarandës, qytetarëve dhe miqve të saj, kudo në botë”, – tha gjatë ceremonisë kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka. /BalkanWeb/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara