Pas afro tetë orësh, Fatmir Xhafaj ka dalë nga godina e Ministrisë së Brendshme, duke u larguar nga zyra e tij, ku nuk do të hyjë më si ministër.
Ministri i Brendshëm i dorëhequr sot zgjodhi të mos japë asnjë prononcim për gazetarët, ndonëse interesi i medias ishte i madh.
Më herët Fatmir Xhafaj iu përgjigj deklaratave të opozitës, duke u shprehur se koha do të mbetet gjykatësi më i mirë për cilindo.
“Opozita me komentet për dorëheqjen time konfirmon edhe një herë degradimin e saj politik. Fatkeqësi për ata vete, por edhe për qytetarët. I sfidoj ata e cilindo, tanimë që nuk do të jem më Ministër të provojnë akuzat e bëra ndaj meje si Ministër. Përbuz shpifjet e komentet neveritëse të kujtdo që nuk mund të kuptojë dot se ka edhe njerëz në politikë, që mund të jenë të lirë e vetvetja, në çfarë mendojnë e çfarë bëjnë. Ligësinë e pafytyrësinë e tyre thjesht e neveris me heshtjen time. Koha mbetet gjykatësi më i mirë për cilindo”, tha Xhafaj.
Hamza takon veteranët e UÇK-së: Do t’i rrisim për 50% pensio...
Gjykata e Lartë i jep të drejtë “Mabco”-s për aeroportin e V...
Abdixhiku fton qytetarët në hapjen e fushatës së LDK-së në “...
KQZ mbikëqyrë shtypjen e fletëvotimeve nga kompania sllovene...
Kurti: Dy djemtë e policëve të rënë në detyrë, pjesë e gjene...
“Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë”, studentët nga Kosov...