Sipas MeteoAlb, territori shqiptar deri në mesditë do të mbetet me vranësira të shumta dhe reshje në të gjithë vendin. Por orët në vijim përmirësojnë gradualisht kushtet e motit, duke i spostuar vranësirat përgjatë kufirit Lindor.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -1°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 14°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzimin 4 – 5 ballë. /opinion.al
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...