Në gjykatën e apelit në Shkodër u zhvillua një dhomë këshillimi për çështjen e hidrocentraleve në Tropojë.
Në fund u la në fuqi vendimi i gjykatës së shkallës së parë të Tropojës çka do të thotë se do të vijojë puna për ndërtimit e hidrocentraleve atje.
Janë dy HEC-e aktualisht dhe tre të tjerë në proces shprehen banorët. Bekim Demiraj dhe Adhurim Ismajlaj shprehen se firmat që ka mbledhur kompania janë të falsifikuara. Dy prej atyre që kanë firmat kanë vdekur që në vitin 2000 thonë banorët.
Ata shprehen se do ketë revolta nga ana e banorëve të Tropojës për mos lejimin e hidrocentraleve. Banorët shprehen se do të bojkotojnë zgjedhjet vendore të 2019-ës. Deklaratat u bënë pas përfundimit të seancës së këshillit në gjykatën e apelit në Shkosër. Banorëve u mbetet vetëm ta ndjekin çështjen në gjykatën e lartë./Panorama
I propozuar nga dy degë, Arben Gashi kandidat për deputet në...
Libani thotë se sulmet izraelite kanë vrarë 39 persona
Teherani vazhdon retorikën e ashpër, teksa SHBA-ja pret përg...
Familjarët e viktimave nga zjarri në Koçan: Nuk do të lejojm...
Vazhdon të bie çmimi i naftës, sot edhe më lirë se dje
Rama: 9 Maji nuk është vetëm festa e Europës, por një moment...