Arben Gashi do të jetë sërish kandidat për deputet në listën e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Gashi përmes një postimi në Facebook.
Ai ka bërë të ditur se ka marrë besimin e dy degëve të LDK-së në Pejë dhe Prishtinë për që qenë sërish kandidat për deputet, raporton IndeksOnline.
Postimi i plotë:
Me propozim të Degës së LDK-së në Pejë dhe Degës IV të LDK-së në Prishtinë, jam kandidat edhe për një mandat për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Falënderoj strukturat e LDK-së, votuesit dhe qytetarët e Kosovës për besimin e vazhdueshëm ndaj meje. Ju garantoj se do të vazhdoj me përkushtim në mbrojtje të vlerave tona politike, të sistemit demokratik dhe të besimit qytetar, për një Kosovë demokratike, të zhvilluar dhe të përhershme.
Më 7 Qershor është momenti kur së bashku e përcaktojmë të ardhmen e Kosovës.
Na priftë e mbara!
Negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Shqipëria u ngjit në ...
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...