Libani thotë se sulmet izraelite kanë vrarë 39 persona

10:41 | 10 Maj 2026
E.G

Tridhjetë e nëntë persona janë vrarë gjatë një dite tjetër sulmesh intensive izraelite në Liban, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Një nga sulmet izraelite në qytetin jugor Saksakiyeh vrau të paktën shtatë persona, përfshirë një fëmijë, bëri të ditur ministria, raporton BBC.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit deklaruan se objektiv i sulmeve ishte Hezbollah dhe infrastruktura e lidhur me të, ndërsa pranuan se janë në dijeni për viktima civile.

Përplasjet mes Izraeli dhe Hezbollahut kanë vazhduar edhe pas armëpushimit të shpallur më 16 prill nga Donald Trump. Sulmet janë përqendruar kryesisht në jug të Libanit.

Shpërndaje në rrjete sociale