Përveç pasojave te pandemisë, fermerët e luleshtrydheve në Kafaraj të Fierit po përballen dhe me grabitjet e mjeteve bujqësore. Banorët thonë se u kanë bastisur serat.
“Këtu nuk funksionojnë as kamerat. Këtu ka pasur mbi 30-40 raste me grabitje”, thotë fermeri, Mondi Hamataj.
Fermerët i kanë denoncuar vjedhjet në polici, por ende nuk ka një autor edhe pse ngjarje të tilla kanë nisur prej një muaji.
“Dëmi më ka vajtur mbi 1 milion lekë, morën edhe pompën”, thotë një tjetër fermer.
Në mungesë të rojeve private, fermerët thonë që këto grabitje do të frenoheshin në rast se stacioni i pompimit të ujësjellësit të Fierit do te ishte nën kontroll, pasi serat ndodhen pranë tij.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...