Një tragjedi ndodhi në galeritë e kromit në Selishtë të qarkut Dibër, ku tre minatorë humbën jetën në minierë.
Viktimat ishin inxhinieri Ismail Hoxha nga Peshkopia dhe dy minatorë nga Bulqiza.
Dyshohet se shkak i humbjes së jetës u bënë gazrat e minierës. Një prej viktimave, Fatos Çesku 55 vjeç kishte vetëm një muaj që punonte ne Selishtë. Ndërkohë Rexhep Rushiti, 33 vjeç kishte humbur më herët edhe të ëmën në një incident të ngjashëm po në pirgjet e kromit në Bulqizë.
Të ndjerët humbën kontaktet me familjen dhe pas disa orësh trupat e tyre u gjetën të pajetë në thellësi të minierës në Selishtë nga ana e grupit avari- shpëtimit./tch/
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...
Bayerni fiton në frymën e fundit ndaj Real Madridit, dhe kua...
Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve