Ende nuk janë bërë dy muaj qëkur Arta Marku ka marrë postin e përkohshëm të drejtueses së prokurorisë së përgjithshme të vendit, e vetëm sot ka ardhur një padi penale në drejtim të saj.
Arta Marku është paditur nga Rovena Gashi, pas vendimit të Prokurores së Përkohshme për të larguar prokuroren Gashi nga posti i drejtoreshës së marrëdhënieve juridiksionale me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Padia e Gashit i është drejtuar Gjykatës Administrative, pasi prokurorja pretendon se lirimi i saj nga detyra është i paligjshëm.
Marku e shkarkoi nga detyra Rovena Gashin për ta zëvendësuar me Arqile Koçin, njëri ndër garuesit për të qenë Prokuror i Përkohshëm i vendit. Gashi u dërgua si prokurore pranë sektorit të dekriminalizimit./Gazeta Express
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City