E ftuar në emisionin “Tempora” Edit Harxhi, ish zv. ministre e jashtme ka komentuar padinë e Ramës ndaj kryeministrit Haradinaj.
Harxhi është shprehur se si ka mundësi që Rama ngre një padi për shpifja ndaj Haradinaj, por nuk ka ngritur padi për Vuçiçin kur ai akuzoi Ramën se po bën Shqipërinë e madhe, apo kur mohoi gjenocidin e Reçakut.
Edit Harxhi: Është edhe padia që u ngrit kundër kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, që është gafë që është gabim historik, është edhe turp për mua, si një shqiptar që i ka dedikuar dhe vazhdon t’i dedikojë jetën e saj çështjes së Kosovës. Unë çuditem dhe ato ditë i bëja pyetje vetes, si është e mundur që zoti Rama nuk ngrit një padi kundër Vuçiçit kur ai akuzoi se vëllai i tij ngriti dronin në mes të Beogradit. Si ka mundësi që z. Rama nuk ngriti një padi kundër Vuçiçin kur ky akuzoi se Rama po gatuan Shqipërinë e madhe. Po kur ai mohoi Reçakun, gjenocidin e Reçakut dhe ngrihet kjo padi ndaj kryeministrit të Kosovës.
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...