Një 30-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në Gjermani, transmeton albinfo.
Viktima, B.F, nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të rënda të marra në aksidentin që ndodhi të enjten.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe familja nga Prishtina, e cila ka shprehur dhimbje të madhe për humbjen e të dashurit të tyre.
Në një njoftim të publikuar në rrjete sociale, familjarët kanë bërë të ditur se B.F. do të kujtohet për mirësinë dhe respektin ndaj të gjithëve, ndërsa detajet për ceremoninë mortore pritet të bëhen të ditura në ditët në vijim.
“B.F. do të kujtohet gjithmonë për zemrën e tij të madhe, mirësinë dhe respektin ndaj të gjithëve”, thuhet në postimin e publikuar në Facebook.
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...