Komuniteti egjiptian në Kosovë ka shprehur gatishmërinë për të propozuar një kandidat konsensual për president të vendit, nëse partitë politike nuk arrijnë marrëveshje.
Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, gjatë seancës plenare në Kuvend ka kritikuar mungesën e një zgjidhjeje politike për situatën aktuale, duke theksuar se është e papranueshme që vendi nuk po arrin konsensus për postin e kreut të shtetit.
Ai ka deklaruar se komuniteti egjiptian është i gatshëm të ofrojë një figurë konsensuale, në rast se vazhdon bllokada politike. Afati për zgjedhjen e presidentit është 28 prilli.
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...