Kryeministri Rama ka deklaruar për prestigjiozen “Politico” se Shqipëria mbështet Shtetet e Bashkuara në luftën kundër regjimit iranian dhe se është i hapur për përdorimin e vendit tonë për kryerjen e operacioneve ushtarake.
“Nuk është për ne të vendosim se si të veprojmë me Iranin në skenën globale, por është për ne të mbështesim çdo përpjekje për të dobësuar dhe ndoshta për të rrëzuar atë regjim. Do të lejonim ushtrinë amerikane të kryente operacione nga Shqipëria, me kusht që Washingtoni të siguronte mbrojtje ajrore, të cilën ne nuk e kemi në vend.”
Ndonëse është pozicionuar pro BE-së, Rama ka një qasje ndryshe nga liderët e unionit kur thotë se Bashkimi Europian po bën një gabim serioz duke mos u angazhuar drejtpërdrejt me udhëheqjen ruse për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Mund të them se Evropa ka bërë një gabim të madh strategjik duke ndërprerë çdo kanal me Rusinë. Evropa duhet të flasë gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë me të gjithë.”
Sipas Ramës, Evropa po e vendos veten në periferi të çdo marrëveshjeje të ardhshme paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë, duke shmangur angazhimin e drejtpërdrejtë me Moskën.
“Sa më shumë që e shtyjmë bisedën me Rusinë, aq më pak do të kemi të drejtë fjale në fund, sepse Rusia, sido që të përfundojë kjo luftë, nuk do të shkojë askund. Ne nuk kemi asnjë lloj varësie nga Rusia, asnjë investim, asnjë gaz rus dhe gjëra të tjera ruse, kështu që mund ta them këtë.”
Në intervistën e dhënë për “Politico”, Kryeministri Rama përjashtoi shitjen e ishullit të Sazanit tek dhëndri i Presidentit Donald Trump, duke deklaruar se është në negociata për një marrëveshje e cila ende nuk është mbyllur.
“Është e pabesueshme që edhe kanalet e mëdha, me reputacion të lartë në mbarë botën, flasin për një ishull që iu shit Jared Kushnerit. Nuk është e vërtetë. Nuk e di si ta çoj këtë në fund sepse nuk kemi bërë një marrëveshje me Jared Kushnerin. Po negociojmë një marrëveshje me Jared Kushnerin.”
Pa e përmendur në intervistën e dhënë për “Politico”, Rama nuk la pa përmendur edhe ministren virtuale në kabinetin e tij, teksa informoi median me fokus në politikën globale se Diella po përgatitet për intervista të drejtpërdrejta, si dhe për të qenë pjesë e mbledhjeve të qeverisë.
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, deputetët mbajnë një min...
DASH e falënderon Kosovën që e shpalli organizatë terroriste...
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...