Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një drejtues motori humbi jetën pasi u përplas nga një kamion. Sipas burimeve zyrtare, në këtë aksident është plagosur edhe një punonjës policie, shtetasi K. A., i cili në momentin e ngjarjes ishte këmbësor dhe jashtë detyrës.
“Rreth orës 10:45, në rrugën “Llazi Miho”, kamioni me drejtues shtetasin G. Gj., rreth 34 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Ylmi Dedja, 61 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Nga aksidenti është dëmtuar edhe K. A., këmbësor (punonjës policie, jashtë detyre), i cili po merr ndihmë mjekësore në spital”, njofton policia.
Drejtuesi i kamionit G. Gj. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme./euronews.al
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...