Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në forumin Defense Cycle 2026 të mbajtur në Berlin, ku në panelin me temën “Shaping European Resilience” ka paraqitur qëndrimet e Kosovës për sigurinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Në një postim në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se në cilësinë e folësit kryesor ka theksuar se Kosova po zhvillon një koncept modern të mbrojtjes, të bazuar në mbrojtjen gjithëpërfshirëse dhe në përvojat më të mira evropiane.
Ai ka thënë se siguria sot nuk kufizohet vetëm në aspektin ushtarak, por ndërtohet përmes institucioneve të qëndrueshme, kohezionit shoqëror dhe aftësisë së shtetit për t’u përballur me krizat dhe për t’u rimëkëmbur.
Maqedonci ka vlerësuar se partneritetet ndërkombëtare janë domosdoshmëri strategjike, duke theksuar se siguria e Kosovës është e lidhur ngushtë me stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe krahun juglindor të NATO-s.
Ai ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e modernizimit të ushtrive në përputhje me zhvillimet teknologjike, si dhe rolin e bashkëpunimit me Gjermaninë, të cilën e ka cilësuar si një nga partnerët kyç të Kosovës në zhvillimin institucional dhe të sigurisë.
“Kosova synon të jetë një partner i besueshëm dhe kontribuues në sigurinë rajonale dhe evropiane”, ka shkruar Maqedonci, duke theksuar se vendi synon të kontribuojë aktivisht në sigurinë e përbashkët evropiane.
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...