Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, takuan në pikën kufitare të Kapshticës, oficerët e FRONTEX që operojnë në bashkëpunim me Policinë Kufitare për sigurinë dhe menaxhimin e kufirit.
Lleshaj theksoi se bashkëpunimi me FRONTEX është i rëndësishëm për Policinë shqiptare, jo vetëm në menaxhimin flukseve migratore e luftën kundër trafiqeve, por edhe në përcjelljen e përvojës personale të kësaj force.
“Me kënaqësi të veçantë vizitova sot Pikën Kufitare të Kapshticës, ku së bashku me oficerët dhe punonjësit e tjerë të Policisë Shqiptare kryejnë shërbim edhe oficerë policie të FRONTEX nga shumë vende europiane. Bisedova me ta dhe kontatova me kënaqësi se niveli i bashkëpunimit është shumë i lartë, efektiviteti i punës së tyre është i lavdërueshëm. Prej këtij bashkëpunimi Shqipëria po përfiton shumë. Po përfiton në radhë të parë eksperiencë të jashtëzakonshme nga përvoja e Policive të ndryshme europiane, të cilat janë aktive në këtë operacion, por po ashtu Shqipëria po përfiton mbështetje të madhe në menaxhimin e kufijve të saj. Ky operacion, i pari që FRONTEX zhvillon në një vend jashtë BE-së, është një shans i mirë për të treguar nivelin e përgatitjes së Policisë shqiptare, pjekurinë e saj për të bashkëpunuar në nivel europian. Kjo e gjitha është në funksion të përpjekjeve të Shqëipërisë për integrimin në Bashkimin Europian”, tha ministri i Brendshëm.
Oficerët e FRONTEX konfirmuan se bashkëpunimi me kolegët shqiptarë është shumë i mirë, që nga nisja e misionit në maj 2019.
Shqipëria është vendi i parë në rajon, me të cilin FRONTEX ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe operon jashtë BE-së, në menaxhimin e integruar të kufijve./TCH
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...