Spitali i Kukësit është në gjendje të mjeruar, ndërsa Edi Rama na jep një film me regji thotë deputeti demokrat i Kukësit, Flamur Noka në një status në faqen e tij në Facebook.
“Nuk do ta kisha njohur Kukësin sot, nëse nuk do ta dija se po shikoja një film me regji të Edi Ramës. Në spitalin me mjekë dhe infiermierë të importuar, me bluza të sapoveshura, me korridore të lyera enkas për kryeministrin, ishin të gjithë të lumtur. Banorët e Tiranës do të kenë ndjerë zili për kushtet spitalore që shfaqen në filmin e Ramës. Por realiteti nuk është ai. Shëndetësia publike në Kukës, si në çdo qytet tjetër, ka vdekur. Spitali i Kukësit, ai që nuk duket në filmin e Ramës, është katandisur si një stallë e padenjë edhe për bagëtitë. Spitali i Kukësit është në gjendje të mjeruar, sepse kreu i tepsisë së Rilindjes jep çdo vit 20 milionë euro vetëm për konçensionet e dështuara dhe korruptive të shëndetësisë. Kreu i tepsisë nuk tha asnjë fjale pse në fshatrat e Kukësit askush nuk ka shansin të ketë ndihmë shëndetësore. E vërteta është se në fshatra nuk ekziston një shërbim i tillë”, shkruan Noka./tch/
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...